Robelli: Deklarata e Lavrov për Open Balkan u tha për të shkaktuar konflikte në rajon
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Enver Robelli, Gazetar u shpreh se Lavrov i ka bërë deklaratat e tij për Ballkanin e Hapur që të nxisë konflikte në rajon.
Ai tha se nga prizmi i Kosovës është interesante dhe e neveritshme se raportet e Ramës dhe Vuçiçin, janë më të përzemërta sesa me homologët e tij në Kosovë.
Robelli: Lavrov është një politik i vjetër dhe i prerë, i shkathët si diplomat dhe ai e ka shumë të qartë se çfarë shkakton deklarata e tij në rajon. Ajo shkakton konflikt dhe reagime në rajon, kjo është e qartë. Lavdërimi i Serbisë bëhet me qëllim të qartë që të ketë keqkuptimi dhe konflikte në rajon, sidomos me Shqipërinë.
Duke e klasifikuar si nismë serbe Open Balkan, Lavrov sigurisht që gjuan gurin larg dhe me efekt. Nga prizmi i Kosovës është interesante dhe e neveritshme se raportet e Ramës dhe Vuçiçin, janë më të përzemërta sesa me homologët e tij në Kosovë. Kjo nuk ka ndodhur në të kaluarën.
