Kovaçevski: Kemi folur me Bullgarinë për të hequr veton e tyre, duam një marrëveshje evropiane

Nga Samiti i Ballkanit të Hapur në Ohër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski u shpreh se vendi i tij është një hap larg hapjes së negociatave me BE-në.

Ai tha dhe se është folur me Bullgarinë për të hequr veton e tyre për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme në vlerat evropiane.

Dimitar Kovaçevski: Jemi vend një hap larg hapjes së negociatave me BE-në. Nuk kemi asnjë çështje të hapur lidhur me Serbinë. Nuk kemi as me Shqipërinë dhe as me Kosovën. Kemi bashkëpunim të mrekullueshëm me Greqinë ne aspekt ekonomik.

Ndërkohë në kemi shkëmbyer ide dhe kemi folur me Bullgarinë për të hequr veton e tyre për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme në vlerat evropiane. Në frymën e secilës kemi edhe marrëveshjen për fqinjësinë e mirë me Bullgarinë. Ne çështjen e negociatave me Bullgarinë dhe anëtarësimin nuk e kemi politizuar në mënyrë të njëanëshme dhe nuk e kemi përdorur për pikë politike. Ne jemi të hapur të flasim me ndërmjetësim të BE-së sepse jemi partneri i besueshëm.