"Ballkani i Hapur" Kryeministri i Maqedonisë së Veriut hap samitin: Ftesa për Albin Kurtin mbetet e hapur
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski mbajti fjalimin i pari në samitin "Ballkani i Hapur" që po mbahet në Ohër dhe ftoi Kosovën të jetë pjesë e saj.
'Të gjithë ne në Ballkanin e Hapur jemi të bindur që kjo nismë do të bëhet gjithnjë e më atraktive. Sot së bashku me ne janë kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija si dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Ftesa për kryeministrin e Kosovës mbetet e hapur. Jam e sigurtë që nga “Ballkani I Hapur” do të kenë përfitim edhe shtetasit e Bosnjes, Kosovës e Malit të Zi.
Besoj se ky samit do të bëjë një kthesë të papritur sa i takon “Ballkanit të Hapur”
Ballkani I hapur është për integrim, mundësi të hapura, liri, lehtësi për të ndihmuar. Të nderuar miq nga Mali i Zi, Kosova e Bosnje Hercegovina, na u bashkangjituni. Mund të bëjmë më shumë për fëmijët tanë. Na priftë e mbara."
