Kosova refuzoi Ballkanin e Hapur, Kasolli: Mospjesëmarrja nuk e ka mbrojtur tregun nga invazioni i mallrave serbe
Kosova refuzoi të ishte pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur të organizuar në Ohër.
Sa i përket këtij qëndrimi të Kosovës, gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja, Afrim Kasolli tha se ndërkohë që nuk mund të thuhet se pjesëmarrja do ta përmirësonte ose jo ekonominë e vendit sipas tij mospjesëmarrja nuk ka arritur ta mbrojë shumë Kosovën dhe tregun e saj nga invazioni i mallrave ekonomike serbe në territorin e Kosovës.
Afrim Kasolli: Prishtina ka listuar disa argumente pse refuzon të jetë pjesë e një forumi të tillë rajonal ku do të intensifikoheshin lidhjet ekonomike, tregtare dhe kulturore ndërmjet vendeve të ballkanit perëndimor të cilat kanë stagnuar që të jenë pjesë e BE. Për Prishtinën argumenti kryesor është se një pjesëmarrje e tillë do ta favorizonte edhe më tepër ekonomikisht Serbinë dhe do ta dëmtonte faktorin shqiptar. Pra do të ishte një dhuratë për Serbinë. Por nëse shikojmë më nga afër zhvillimet ekonomike dhe politike që kanë ndodhur edhe mospjesëmarrja nuk është se ka arritur ta mbrojë shumë Kosovën dhe tregun e saj nga invazioni i mallrave ekonomike serbe në territorin e Kosovës. Nesë pjesëmarrja do ta përmirësonte këtë nuk mund ta themi pos edhe mospjesëmarrja nuk është se i ka ndihmuar shumë Kosovës deri më sot.
"Zhvillimet e fundit ekonomike treguan se është rritur edhe më tej disbalanci tregtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Madje në dallim nga vitet e kaluara ku ishte më i mirë në raport me Shqipërinë tashmë ky bilanc tregrar mes Shqipërisë dhe Kosovës është sforcuar në raport me Serbinë", tha ai.