Vuçiç shuan kureshtjet: Ideja e Ballkanit të Hapur e imja, Ramës e Zaev. Krenar për marrëdhënien që kemi me Rusinë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka shuar dyshimet se ideja e “Ballkanit të Hapur” ka qenë edhe e Rusisë.

Në fjalën e tij, në konferencën e përbashkët të Samitit të “Open Balkan” tha se ideja për këtë nismë, ka qenë e tij, Kryeministrit Edi Rama dhe Zoran Zaev dhe askujt tjetër.

Ai tha se është krenar për marrëdhëniet me Serbinë, ndërsa shtoi se “Ballkani i Hapur” i përket qytetarëve të Ballkanit.

Aleksandër Vuçiç: isha prezent kur ne të tre, kur e kemi miratuar vendimin për formimin e Ballkanit të Hapur. Nuk ka qenë asnjë ministër i jashtëm dhe askush tjetër. Nuk kam turp për politikën që bën Serbia, jam krenar për të. Nuk turpërohem për marrëdhëniet që kemi me Federatën ruse, por askush tjetër prej nesh nuk e kishte idenë e formimit të Ballkanit të Hapur. Fermerët në Shqipëri do të jenë shumë më të kënaqur sepse kanë ku të inspektojnë, domate, trangujt dhe lakrat në Serbi. Do të ketë shumë më tepër qytetarë serbë  që të vijnë në Shqipëri. Të mendojmë si të bëjmë diçka të përbahskt. Ideja e “Ballkanit të Hapur” është ide e Edit, imja dhe Zoran Zaev. Ballkani i Hapur i takon qytetarëve të Ballkanit.