Vuçiç: I gatshëm të bisedojë me Abazoviç, për zgjidhjen e problemeve tona, dua të kem marrëdhënie të mira me Malin e Zi

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç  është shprehur se është i gatshëm që t bisedojë me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç .

Në fjalën e tij në konferencën në Samitin “Open Ballkan” në Ohër, ai tha se Abazoviç, ka marrë ftesë të vizitojë Serbinë, ndërsa shtoi se është gatshëm të bisedojë me të për temat që shqetësojnë dy vendet.

Aleksandër Vuçiç: Është shumë me rëndësi që të kuptojmë se për ç farë bëhet fjalë këtu. Përmes nismës së Ballkanit të Hapur, punojmë me arritjen e marrëdhënieve më të ngushta, kryesisht merremi me zgjidhjen e problemeve të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.  Ne nuk kemi problem të flasim për çfarëdo lloj çështje të hapur. 

Dua të kem marrëdhënie të mira me Malin e Zi. Pyetja ime është çfarë është kuptimi i gjithë kësaj? Ne jemi të gatshëm t’i zgjidhim problemet tona. Abazoviç  ka marrë ftesë të vizitojë Serbinë, dhe mund të diskutojmë temat e hapura. Jam i gatshëm të vizitojë me Abazoviç, kur të vijë në Beograd, ose kur të kemi takimin tjetër në Ballkanin e Hapur.