"Ballkani i Hapur" Mali i Zi dhe Bosnja si vëzhgues, Kosova refuzon. Tre shtete 4 marrëveshje
Tregu i përbashkët, lëvizja e lirë dhe ndihma në shuarjen e zjarreve kanë qenë mesazhet e dhëna në samitin Open Ballkan prej presidentit të Serbisë.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski: "Ky samit na çon më tej në bsahkëpunimin, shkëmbimet e ndërsjellta dhe heqien e barrierave dhe afrimin e popujve tanë”
Aleksandër Vuçiç: “Presim helikopterë plotësues që kemi blerë të specializuar për shuarjen e zjarreve sepse do të kemi verë të nxehtë dhe do të jemi të përgatitur të ndihmojmë Shqipërinë e Maqedonia dhe presim nga ata në disa gjëra të tjera dhe sfera të tjera.
Më i ashpër në qëndrime ka qenë kryeministri i Shqipërisë i cili ka kërkuar të lihen mënjanë përplasjet e vjetra, madje duke dhënë edhe shembuj
Edi Rama: "SHBA hodhi dy bomba atomike në Japoni dhe një nga aleancat më të forta e miqësitë më të ngushta sot e prej shumë vitesh është SHBA- Japoni, pas dy bombave atomike. Urdhëroni ku është sot Japonia dhe nuk do të ishte sot aty nëse do vazhdonte edhe sot e gjithë ditën të qëndronte me kurriz drejt SHBA duke kërkuar më përpara nga SHBA të ulej në gjunjë për bombën atomike. Të gjitha gjërat kanë radhën e tyre. Ku janë sot Gjermania e Franca. Çfarë po bën Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara pas një armiqësie që është e pakrahasueshme për nga thellësia e gjaku I derdhur dhe për nga aktet e çmendurisë me asgjë që kemi parë këtu. Janë bashkë për të përfituar reciprokisht nga shtrëngimi i duarve dhe rruga e së ardhmes”
Duke iu përgjigjur kritikëve ai theksoi se përfitojnë qytetarët ndërsa kërkoi ndihmën e figurave mitologjike për të kundërshtuar idenë se Vuçiç del më i fuqishëm nga nisma
Edi Rama: "Kush fiton nga kjo. Aleksandër Vuçiç që po na i merr Shqipërisë detin si ai Bajlozi që doli nga uji, apo ata që kanë ngritur hotelet dhe turistët paguajnë. Më mirë të digjen pyjet sesa të na ndihmojë shkjau?! Unë nuk i besoj këto"
I zhgënjyer nga negociatat e integrimit, Rama theksoi se nëse hapen bisedimet nuk do ketë festë, por kujtoi se Ballkani është burri e nusja është BE.
Edi Rama: Ballkani i Hapur është burri, ndërsa Europa e bashkuar është nusja. Duke qenë burrë kjo është më keq për ne, se po të ishim nusja do të na merrnin më shpejt. Duke qenë burri, një burrë me gjithë këto probleme me gjithë këto, "Ke qenë atje, ke vrarë këtë, ke hedhur në erë këtë", është problem shumë i madh.
Por po ashtu shtoi se vendet e Ballkanit janë fakt.
Ndaj me këtë arsyetim i dha një këshillë Maqedonisë së Veriut e cila në rrugën e BE bllokohet nga veto bullgare
Prandaj u them miqve të Maqedonisë së Veriut mos e merrni me kaq stres këtë punën e dasmës sepse na fusin dhe neve këtë stresin. Sa herë vijmë këtu ju shohim të mërzitur se prap nuk do t'ju marrë njeri. Nuk do t'ju marrin.
Si delegacion vëzhgues qëndrimin e tyre e dhanë dhe përfaqësuesit e Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës
Para nënshkrimit të katër memorandumeve, u ra dakord që takimi i radhës të mbahet në shtator, këtë radhë në Beograd.



