Christiane Hohmann do të jetë ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2022, 14:36
Christiane Hohmann pritet të jetë shefja e re e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Lajmi është bërë me dije nga delegacioni i BE-së në vendi tonë ku shtohet se është aktualisht ambasadore e Gjermanisë në Estoni.
“Christiane Hohmann është nominuar si Shefe e Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Ajo është aktualisht ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnje dhe Hercegovinë.”
Christiane Hohmann do të zëvendësojë në këtë detyrë ambasadorin Luigi Soreca.

