Shpërthim në lagjen 13 në Durrës, i vihet eksploziv dyqanit të rrobave të Noizyt, dëmtohet dhe lokali

Dyqanit të rrobave të reperit të njohur Noizy, ‘Illyrian’ në lagjen nr 13 në Durrës, i është vendosur eksploziv në orët e para të mëngjesit të 8 qershorit 2022.

Sasia e lëndës eksplozive sipas policisë ka shpërthyer në butik ndërkohë pamjet tregojnë se dëmtimet janë shkaktuar edhe në lokalin e kati të dytë, ‘Rigels Shisha Lounge’.

Nga pamjet duket dëmtime të mëdha por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. 

Nga dëshmitë e fqinjëve, shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa ka shkatërruar edhe banesat e bizneset e tyre aty pranë, ndërsa ka shkaktuar edhe shumë panik për banorët. Sipas policisë, dyqanin ne katin e parë e kishte me qira Bashkim Rajku, i cili është edhe babai i reperit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:24 të mëngjesit të sotëm.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në vendngjarje ka mbërritur një grup hetimor në drejtim të Prokurorisë i cili po heton për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët.