Balliu bën denoncimin: Tenderi për kafshët e Kopshtit Zoologjik, fiktiv. SPAK të veprojë (Dokumenti)
Ish-deputeti Klevis Balliu, ka bërë një denoncim për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se ky i fundit vazhdon të tenderojë fonde fiktive me taksat e shqiptarëve.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Balliu ka denoncuar tenderin për kafshët e Kopshtit Zoologjik. Ai thotë se për tenderin është lidhur kontrata më datë 27.05.2022, ndërkohë është hapur me datë 23.05.2022.
Pra nuk plotëson një afat kohor prej 7 ditësh për pritjen e ankesave. Ndër të tjera Balliu i bën thirrje SPAK që të veprojë.
Postimi i plotë:
Në vijim të denoncimit tim me datë 23 Maj për tenderin fiktiv të Veliaj për kafshët e Kopshtit Zoologjik.
Referuar buletinit të APP me datë 6 Qershor 2022, rezulton se për këtë tender fiktiv është lidhur kontrata më datë 27.05.2022, ndërkohë që tenderi është hapur me datë 23.05.2022.
Ligji 162 Për Prokurimet Publike, neni 110 pika 2 kërkon një afat kohor prej 7 ditësh për pritjen e ankesave.
Ky është fiktiviteti i dytë i Veliajt, i cili si lavatriçe e parave të pista vazhdon të tenderojë fonde fiktive në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.
Gjithashtu pse u kërkua që brenda datës 31.05.2022 duhet të dërgoheshin kafshët për Kopshtin Zologjik, sepse duhej inaguruar korrupsioni.
Fakti mbetet që kafshën nuk u inaguruan as me datën 1 dhe as me datën 4 Qershor siç lajmëroi vetë Lali Lavatriçja.
SPAK akoma nuk po vepron pavarësisht denoncimit prej disa ditëve tashmë.
Në vijim do të publikoj fakte të tjera që vërtetojnë vjedhjen dhe fiktivitetin e këtij tenderi abuziv.


