Zona e Spitallës në Durrës probleme në furnizimin me ujë, shkak punimet në këtë zonë

Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD) njofton abonentët e zonës së Spitallës se për shkak të punimeve që po kryhen në këtë zonë nga firma zbatuese e punimeve për rehabilitimin e rrjetit shpërndarës të ujit, mund të ketë probleme në furnizimin me ujë gjatë ditëve të ardhshme.

Projekti për rrjetin e ri shpërndarës ka si qëllim furnizimin e zonës me ujë pa ndërprerje, 24 orë.

UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.