Bozdo: Njerëzit ja kanë mbathur, profesionistët kanë ikur, po ikën edhe fuqia blerëse

Anëtari i kryesisë së PD Eno Bozdo gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi tha Profesionistët kanë ikur, si dhe po ik edhe fuqia blerëse, kështu që kjo do të ndikojë patjetër në vitet në vijim në biznesin e vogël. Sipas tij kjo është një tjetër problematikë krahas faktit që  ekziston një gjendje shumë e vështirë ku gjendet biznesi i vogël si dhe monopolizimi e oligarkët në Shqipëri kanë kapur pothuajse gjithçka.

Gjithashtu Bozdo vuri në pah që qeveria shqiptare është e vetmja qeveri në botë që nuk ka mbështetur biznesin e vogël gjatë pandemisë.

Eno Bozdo: Qeveria ka dhënë zero lek për biznesin e vogël gjatë pandemisë. Është rasti unikal në botë. Ekonomia shqiptare e pësoi gjatë pandemisë siç e pësoi ekonomia italiane, franceze, gjermane, amerikane. Mbyllja është e njëllojtë për të gjithë. Sigurisht dëmi është më i madh diku tjetër jo në Shqipëri por mbyllja i dëmton që të gjithë njësoj. Qeveria shqiptare ka dhënë zero, absolutisht as edhe një cent, pra ka dhënë aq pak sa konsiderohet 0.001%. Ajo që doli nga tryeza (tryeze e zhvilluar nga PD sot) nuk ishte vëtëm çështja e gjendjes shumë të vështirë ku gjendet biznesi i vogël, fakti që monopolizimi dhe oligarkët në Shqipëri kanë kapur pothuajse gjithçka.

"Por fakti tjetër është që këtu po ikin njerëzit dhe këtu prekja e para shkon në uljen e fuqisë blerëse, njerëzit ja  kanë mbathur, nuk gjeni më asgjë nuk gjeni më të rinj dhe të reja dhe për një punë komplet të pakualifikuar. Profesionistët kanë ikur, po ikën edhe fuqia blerëse, kështu që kjo do të ndikojë patjetër në vitet në vijim në biznesin e vogël. Kemi të bëjmë me një klimë toksike", tha ai.