“Open Ballkan” Statovci : Kosova kundër si pasojë e marrëdhënieve historike, politike e luftarake

Pedagogu i Shkencave akademike në Universitetin "Haxhi Zeka" në Pejë Bedri Statovci në një intervistë  me gazetaren e Ora News Sonila Musai foli për nismën Open Ballkan dhe pse Kosova refuzon të jetë pjesë e saj.

Statovci: Kryeministri dhe qeveria e Kosovës në parim janë kundër këtij projekti si rezultat i marrëdhënieve historike politike por pse jo dhe luftarake që kemi pasur me Serbinë dhe akoma i kemi marrëdhëniet e pa pastërta mes dhe është i pranueshëm qëndrimi i qeverisë së Kosovës për faktin e situatës në të cilën ne gjendemi. Por marrëveshjen për Ballkanin e Hapur duhet ta shikojmë nga tre aspekte nga aspekti juridik, politik dhe ekonomik.