Kikia: Opozita e paaftë për tu unifikuar dhe për të dalë me një emër kandidati për president

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Mentor Kikia, Gazetar u shpreh se opozita nuk ishte e unifikuar për të propozuar një emër për president.

Ai tha se një emër i tillë me shumë mundësi nuk do të pranohej nga mazhoranca dhe Rama, por së paku para shqiptarëve do të kishin ofruar një president.

Kikia: Opozita ka qenë totalisht e paaftë për të ngritur flamurin e bardhe dhe për tu unifikuar me një emër, jo të shkonte me një thes emrash dhe t’i thoshte Ramës që merr kë emër të duash po nuk të pëlqeu hidhe pastaj.

Nuk shkuan me një emër, që padyshim nuk do të pranohej nga mazhoranca, por sot do të ishin para shqiptarëve me një president që e ofruan me karakteristika të caktuara. Njëra palë ishte djallëzisht e papërgatitur për një marrëveshje, tjetra ishte e pamundur për një kandidaturë konsensuale.