“Open Ballkan” Resuli: Dëshpërim, na e shesin si arritje duke e zbukuruar

Ervin Resuli, Kreu i Shoqatës për mbrojtjen e Konsumatorit dhe prodhuesit në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai foli për çështjen Open Ballkan dhe përfitimet që do të sjellë në sektorin e bujqësisë.

Resuli: Kjo është më shumë një lloj dëshpërimi në të cilën jo vetëm kjo qeveri por edhe ato më para nuk kanë arritur dot që Shqipëria të jetë sa më afër BE. Gjejnë një farë zgjidhje që e zbukurojnë e kamuflojnë edhe na e shesin si një arritje shumë e madhe sa i përket tregtisë së lirë apo sa i përket mundësive ekonomike me shtetet e rajonit. Duhet ta theksoj dhe njëherë Shqipëria dhe rajoni kanë firmosur marrëveshjen CEFTA pra marrëveshjen e tregtisë së lirë.