Ju flet Moska - "Hiroshima" anonime ruse në Ballkan. Shqipëria vendi më i rrezikuar!
"Hiroshima" anonime ruse në Ballkan. Shqipëria vendi më i rrezikuar! Ishte tema e kësaj të marte në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Nga Moska kanë ardhur kërcënime gjithmonë e më shpesh edhe drejt Ballkanit për goditje me raketa bërthamore. Rasti i fundit është kur Lavrov iu ndalua udhëtimi në Beograd.
Këto kërcënime ruse që vijnë gjithmonë e më shpesh qysh kur ka nisur lufta në Ukrainë merren si fantazi dhe shpjegohen se Putini është çmendur dhe nuk ka për të ndodhur realisht.
Nëse Rusia godet vendet e NATO-s do të përgjigjet NATO-ja dhe Rusia e di fare mirë këtë gjë. Kështu që kërcënimet janë boshe dhe duhet të rrimë të qetë.
Por a është vërtetë kështu, a jemi të sigurt?
Në Kremlin ushtarakët e Putinit shohin se NATO dhe SHBA, ai që ata që e quajnë si perëndim nuk e quajnë Rusinë si superfuqi. Rusia nuk i ka përdorur armët e saj bërthamore. Ndërsa SHBA-ja i ka përdorur në Japoni këto armë bërthamore.
Ne na intereson të dimë nëse këto armë do të përdoren kundër Shqipërisë. Sipas analizës ne jemi vendi më i rrezikuar. NATO-s i duhet thënë se po paralajmërohemi.