Kryeministri takohet me Abazoviç në Ohër: Mali i Zi vetëm si vëzhgues, Rama e quan si pjesë e Ballkanit të Hapur
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku do të zhvillohet samiti i Ballkanit të Hapur.
Në këtë takim Edi Rama është takuar edhe me kryeministrin Dritan Abazoviç, me të cilin ka pirë një kafe.
Ndërkohë Ora News mëson se Abazoviç është në këtë takim vetëm si vëzhgues për nismën, pasi Mali i Zi nuk e ka zyrtarizuar futjen në Open Balkan.
Rama: Kënaqësi marrja e kafes së sapo mbërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po dhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur.
Në këtë takimi rajon ka marrë pjesë edhe ambasadori e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill.

