Aksident në Lezhë, mjeti përplas fëmijën 12 vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2022, 21:21
Një aksident ka ndodhur në rrugën Varrezat e Dëshmorëve, në Lezhë.
Një automjet tip benz ka përplasur një fëmijë 12 vjeç.
I mituri është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
Burime për Ora News bëjnë me dije se fëmija i ka prerë rrugën makinës.
Një aksident i ngjashëm me të plagosur një femijë ndodhi dhe 2 muaj me parë.