Kërkohej pasi akuzohej si trafikant droge, 29 vjeçari shqiptar shkon vetë në polici
Një person i kërkuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani është dorëzuar vetë.
Mediat britanike, bëjnë me dije se bëhet fjalë për shqiptarin Jeton Memia, 29 vjeç, i cili më herët ishte shpallur në kërkim, ndërsa mediat kishin bërë apel për gjurmimin e tij..
Memia u dorëzua për një intervistë vullnetare dhe u mor në pyetje nën dyshimin për komplot për prodhimin dhe furnizimin me drogë të kontrolluara dhe pastrim parash.
Ai u lirua në pritje të intervistës së mëtejshme.
Në një seri arrestimesh dy javë më parë në Uellsin e Veriut dhe Cheshire, katër burra të tjerë u arrestuan nën dyshimin për vepra penale të kultivimit të drogës dhe pastrimit të parave.
Një burrë rreth të 50-tave u lirua me kusht, ndërsa dy burra rreth të 60-tave u liruan nën hetim. Një 28-vjeçar shqiptar është dorëzuar pranë autoriteteve të emigracionit.
