Domi: Shqipëria destinacion i preferuar turistik, shifrat tregojnë se Serbia prej vitesh nuk e frekuenton
Pedagogu i Universitetit Bujqësor Shpesim Domi në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai foli për avantazhesh dhe disavantazhesh që sjell nisma Open Ballkan.
Domi: Të bëjmë një bilanc se çfarë avantazhezh dhe disavantazhesh ka , siç ka në fakt cdo lloj nisme politike. Por për tu konkretizuar në një nga sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm të Shqipërisë siç është sektori i bujqësisë por jo vetëm. Që prej 15-20 vitet e fundit Shqipëria tashmë po krijon një lloj varësie shumë pozitive e shikoj unë dhe nga një sektor tjetër që është turizmi të cilët janë ngushtësisht të lidhur dhe që janë dy sektor që po ashtu në mënyrë të drejtpërdrejtë po preken dhe do të preken nga iniciativat konkrete të kësaj politikë bërje të Rajonit të Ballkani.
Së pari Shqipëria është një destinacion shumë i frekuentuar vitet e fundit nga turistët ndërkombëtar flas por mos harrojmë pjesën kryesore drejt Shqipërisë e bëjnë Mali I Zi , Kosova ,Maqedonia. Serbia fatkeqësisht prej shumë vitesh nuk ka pasur një frekuentim edhe në shifra për mendimin tim është shumë pak pasi Serbia është një vend shumë afër nesh gjeografikisht dhe ka një treg potencial për Shqipërinë prej 6-7 milionë banorësh.
