E fortë nga Koka: Ushtria po kalon pronat te privati, Xhaçka dhe Peleshi po zihen me njëri-tjetrin për to
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Bledian Koka, Gazetar u shpreh se presidenti i ri Begaj nuk është aty për të folur, por për të firmosur.
Ai tha se ai ka çështje të hapura në SPAK dhe se ushtria po kalon pronat e veta te të ashtuquajturit investitorë strategjikë.
Koka: Presidenti nuk është aty për të folur, por për të firmosur. Këtë na e tha edhe presidenti i Serbisë për Open Ballkan dhe shefi i diplomacisë greke që pret presidentin e ri që do të hedhë firmën për detin.
E vërteta e madhe është se ai ka një çështje në SPAK. Brenda ushtrisë ka një luftë të madhe me ish-ministres dhe ministrit aktual për pronat e ushtrisë. Këta zihen me njëri-tjetrin dhe fusin xixa sikurse ndodhi një ditë më parë. Mesa duket Xhaçka ka bërë çmos që të hiqen nja 140 mijë hektarë për investitorët strategjikë, si bashkëshorti i tij. Një firmë këtu e ka hedhur edhe Bajram Begaj.

