“Open Ballkan” Resuli: Serbia dominon tregun, duhet të konsolidohen fermerët e prodhuesit vendor
Kreu i Shoqatës për mbrojtjen e Konsumatorit dhe prodhuesit Ervin Resuli, në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai foli për çështjen Open Ballkan duke thënë se sot shumë produkte kryesisht me origjinë shtazore kryesisht qumështi një nga lëndët e para ka bërë që të konkurrojë tregun Shqiptar dhe jo vetëm i Serbisë por dhe i Rajonit.
Resuli: Do ishte mirë që qeveria shqiptarë më së pari se të hap tregun duhet të konsolidojë në radhë të parë fermerët blegtorët prodhuesit e saj vendor e më pas ti hedh në një treg akoma më të gjerë që në të cilët në përplasjet e mundshme ekonomike ne të mos humbasim Shipqria duhet të ketë prodhimet e saj dhe konkurueshëmrinë e saj. Sot në Serbia, por jo vetëm dhe Kosova na konkurron imagjino nëse nesër nuk do kemi dogana apo do jemi në një union të hapur rajonal.

