Statovci: Trajtimi i Shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe Serbi tregon se jemi përdorur për punë si “hamall”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2022, 21:24
Bedri Statovci, Pedagog i Shkencave akademike në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai foli për nismën Open Ballkan.
Statovci: Kosova në mënyrë indirekte pranon kandidatë të cilët kanë doktoruar në Beograd ose në një fakultet të Serbisë ndërkaq Serbia nuk pranon akoma p.sh. diplomat e Kosovës të nivelit të doktoratës ose të masterit nuk i pranon. Nëse pyesni për punëtorët fizik historia ne na ka provuar se trajtimi i Shqiptarëve në Ish Jugosllavi sidomos në Serbi ka treguar se ne Shqiptarët e Kosovës jemi të përshtatshëm për punë fizike për punë hamallë.
