Aleks Soros nuk i ndahet Open Ballkan, shfaqet edhe në takimin e Ohrit

Ndonëse është një takim mes vendeve të Ballkanit, në Ohër në takimin e kryeministrave të Open Ballkan, i pranishëm ka qenë edhe djali i George Sors, Alex Soros.

Nuk dihet se cili është roli i këtij të fundit në këto takime, por nuk është hera e parë që Alex Soros shfaqet në takimet e Ballkanit të Hapur.

Ai njihet si një mik i ngushtë i kryeministrit Shqiptar Edi Rama dhe shumë e kanë akuzuar për lidhje obskure më të.

Ndërkohë, të tjerë aludojnë se vetë Ballkani i Hapur është një projekt i hershëm i George Soros i cili po merr jetë tashmë me Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiç.