Deklaratat e Beyer për non grata, Boçi: Berisha nuk është në “Rithemelim” për një interes personal
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Luçiano Boçi, nënkryetar PD-së u shpreh se Berisha nuk është futur në procesin e Rithemelimit për interesin e tij personal, por për një interes më të madh.
Ai tha se deklaratat e raportuesit të CDU-së për Shqiëprinë nuk i shtojnë apo i heqin gjë çështjes së non gratas së SHBA-ve.
Boçi: Berisha e ka sfiduar këtë pjesë dhe e ka thënë maksimumin e kësaj për non gratat: ai e cilëson si një proces personal. Ai nuk është futur në procesin e Rithemelimit për interesin e tij personal, por për një interes më të madh, sepse çështjen e tij e ka çuar në Gjykatë.
Ndërkohë që deklaratat e sotme nuk i shtojnë apo i heqin asgjë shpalljes non grata. Nuk është se na vendosi në alarm. Berisha e ka thënë se nëse i del një fakt do të shohë pozicionin e tij në PD. Berisha e ka bërë betejën e tij për dinjitetin e tij personal.

