25 vite bashkëpunim policor me Italinë, Çuçi e Lamorgese: Gjithmonë bashkë për të mirat e vendit
Në kuadër të 25 vjetorit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë ka bërë bashkë policisë Italinë dhe atë shqiptarë në sheshin “Skënderbej”. Që prej mëngjesit ministrja e brendshme Italianë Luciana Lamorgese kreu vizita në Tiranë dhe për tu ndaluar më pas tek atmosfera festive në shesh.
Në vitin 1997 autoritetet policore të dy vendeve Shqipërisë dhe Italisë firmosën marrëveshjen e parë të bashkëpunimit të sigurisë.
Kremtimi i këtij 25-vjetori u zhvillua në sheshin Skënderbej. Carabinieri, Policia di Stato si dhe Guarda di Finanza kanë ekspozuar mjetet e tyre të punës nga Lamborgini luksoz e deri të mjetet që përdorën për terren të thyer.
Në Tiranë ministri Bledi Çuçi priti homologen e tij Luciana Lamorgese.
Të shoqëruar edhe nga zyrtarët të policisë italiane dhe shqiptare ndoqën për disa minuta stërvitjet dhe mjetet që autoritetet e shtetit fqinj përdorin.
Ministrja e brendshme Luciana Lamorgese u shpreh se Shqipëria do të mund të mbështetet gjithmonë tek Italia.
“Shqipëria gjithmonë mund të mbështetet në miqësinë dhe mbështetjen e Italisë. Ky protokoll ‘shënjoi’ fillimin e aleancës sonë së sigurisë. Sot mund të them me krenari se nënshkrimi i atij akti përfaqësoi vetëm hapin e parë në një proces të gjatë bashkëpunimi mes autoriteteve të dy vendeve.”
E ndërsa Bledi Çuçi theksoi se sa i rëndësishëm ishte ky bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar.
Aktiviteti me policinë italiane filloi që prej orës 9 të mëngjesit ku ministria takoi edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.
