Vlorë/ Kanosi me armë zjarri fqinjin e tij, shpallet në kërkim autori

Një person ka kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij në fshatin Karbunarë, Selenicë.

Falë ndërhyrjes në kohë të policisë është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit.

Është shpallur  në kërkim 58-vjeçari Fuat Kapaj, që kërcënoi me armë fqinjin e tij. Sakaq policia ka sekuestruar armën e zjarrit automatik dhe municion luftarak.  

"Nga verifikimet rezultoi se shtetasi F. K., 58 vjeç, ishte konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin N. Xh., 68 vjeç, banues në Karbunarë, dhe e kishte kanosur atë me armë. 58-vjeçari, sapo ka evidentuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në vendngjarje, ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me automjetin e tij tip Benz", njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.