Itali/ Gjendet një kufomë tjetër aty ku u vra Nevila, një i ndaluar
Vetëm pak orë pas gjetjes së trupit të viktimës shqiptare Nevila Pjetri, 35 vjeçe, në të njëjtën zonë të vendngjarjes, policia italiane e Sarzano-s ka gjetur një tjetër viktimë, një transeksual me shenja të dukshme dhune mbi trup.
Pak metra larg nga vendndodhja e trupit, autoritetet policore kanë gjetur një automjet të parkuar brenda të cilit kishte gjurmë gjaku.
Autoritetet italiane kanë informuar se kanë ndaluar pronarin e këtij automjeti një 44 vjeçar i zonës me profesion artizan, e po hetojnë për të zbardhur mbi çfarë ka ndodhur.
Zona e vendngjarjes ku u gjet i vrarë transeksuali është e njëjta me atë ku më pak orë më parë u gjet viktimë shqiptarja 35 vjecare Nevila Pjetri.
Autoritetet policore nuk përjashtojnë lidhjet mes dy krimeve e po hetojnë të gjitha pistat e mundshme.
Ndërkohë është ende në pritje konkluzioni i autopsisë ligjore mbi trupin e Nevila Pjetrit.

