LSI i kërkon UKT informacion për tenderat e fituar nga Klodian Zoto
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një letre zyrtare drejtuar Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës ku I kërkon informacion lidhur me tenderat për matësa të fituar nga ITS me aksioner kryesor Klodian Zoton.
"I jam drejtuar me leter zyrtare Drejtorise se Ujesjelles Kanalizimeve te Tiranes ku i kerkoj informacion lidhur me tendera per matesa te fituar nga kompania ITS me aksioner kryesor Klodian Zoton e inceneratoreve.
Eshte e qarte, por po qartesohet edhe me mire se oktapodi i inceneratoreve k shtrire kembet gjithandej ne parate publike, qe administron rilindja.
Keto do te ishin te tjera fakte renda qe lidhen me oktapodin e inceneratoreve, pas faktit kur Bashkia e Tiranes dhe Qeveria, te cilat ne shperdorim flagrant te detyres dhe te interesit publik lane peng token shteterore dhe pronat, qe Kompania e Inceneratoreve te merrte 8 milion euro kredi nderkohe, qe ishte nen hetim nga SPAK.
Apo kur Bashkia e Tiranes mori 12 automjete per perdorim nga Kompania e Inceneratoreve te Tiranes me sebepin e pandemise, kur kjo kompani s'kishte asnje lidhje me shitjen apo dhenien me qira te automjeteve.
Shpresoj qe keta te Drejtorise se Ujesjelles Kanalizimeve te jene te sinqerte ne pergjigjen e tyre, per te miren e tyre dhe te interesit publik!" shkruan ne postim Vasili.