Ish-deputeti Valteri kallëzim në SPAK për Metën e Kryemadhin: Paguan qindra mijëra euro për lobim
Ish-deputeti Halit Valteri, ditën e sotme ka depozituar në SPAK kallëzimin për presidentin Ilir Meta, e Monika Kryemadhin.
Ky kallëzim duket se ka ardhur pas lajmit të publikuar nga mediat austriake që ka denoncuar aferën e pretenduar “700.000 dollarë për lobim”.
Valteri tha se Meta gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim. Ndër të tjera ai tha se është një kompani në Qipro që pastron paratë e LSI-së.
Halit Valteri: Kam kallëzuar në SPAK Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Vangjel Tavon, dhe administratorin e Dorelita Invest që është një kompani që operon në Qipro dhe është lavatriçja kryesore e pastrimit të parave të LSI-së. Në këtë dosje ka fakte dhe pretendime, që thuhet janë paguar qindra mijëra euro për ngritjen e figurës së Ilir Metës. Sot që flasim gazetat austriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro që janë derdhur në shërbim të LSI-së.
Këta persona akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion. Meta, Kryemadhi e të tjerë do të përballen me fakte konkrete, paratë e fituara nga korrupsioni qeverisjes së LSI-së. Institucionet shtetërore flenë gjumë përpara fakteve që bërtasin me të madhe. Paratë janë derdhur nëpërmjet bankave, por janë përdorur kompatitë offshore në Qipro, pasi lehtësisht e kanë me ligj që mund të mos i deklarojnë paratë
