Fshehu trupin e Jan Prengës, SPAK: Burg përjetë për Festim Bixhdilin, 3 vite për Olsi Turjan
Prokuroria Posaçme kërkoi dënimin me “burgim të përjetshëm” për Festim Bexhdilin, njërin nga të akuzuarit për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jani Prengës në janar të vitit 2020. Sipas prokurorisë edhe pse ende nuk janë gjetur eshtrat e viktimës rrethanat dhe provat e gjetura tregojnë se Prenga ka ndjekur ndërsa Bixhdili është ai qe e di ku është varrosur. Prokurorja tha se deri tani I arrestuar nuk ka treguar ku janë fshehur eshtrat e viktimës.
Dy vjet pas rrëmbimit dhe më pas zhdukjes së Jani Prengës SPAK ka kërkuar “burgim të përjetshëm” për Festim Bixhdilin, i akuzuar si njëri prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në janarin e vitit 2020.
Për të akuzuarin tjetër Olsi Turja, i akuzuar për “pengim të zbulimit të të vërtetës”, u kërkua një dënim me 3 vite burg. Sipas SPAK, rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokaine të mbërritur nga Ekuadori, në portin britanik Portsmouth, nga vëllai i viktimës.
Në formë hakmarrje ndaj këtij veprimi prokuroria thotë se me urdhër të shtetasit Dritan Rexhepi , i cili ndodhet i arrestuar në Ekuador, është marrë peng edhe 52-vjeçari i cili më pas ka ndërruar jetë si pasojë e rrahjes dhe keqtrajtimeve.
Në konkluzionet përfundimtare prokurorja Elisa Kalçkini tha se Festim Bixhdili është personi që ka siguruar vendin ku është groposur trupi i Jan Prengës.
“I pandehuri nuk ka treguar të vërtetën dhe as vendin ku është fshehur trupi i viktimës dhe nuk e tregon as sot”, tha prokurorja, duke i bërë edhe njëherë thirrje të akuzuarit që të tregonte ku janë groposur eshtrat e viktimës.
Referuar pretencës së SPAK, ndonëse nuk është gjetur trupi i të rrëmbyerit , nga analiza e fakteve dhe provave rezulton se ai ka vdekur.
Sipas prokurorisë nga pamjet filmike në garazhin e kompleksit “Golden” në Shijak, duket viktima që nuk jep asnjë shenje jete për disa orë me radhë ndërsa shenjat e gjakut te gjetura në vendngjarje të krahasuara me AND ne nënës së viktimës rezultojnë, se i përkasin te njëjtit profil gjenetik.
Gjykata e shtyhu seancën e radhës për në 20 qershor kur pritet të paraqiten konkluzionet e mbrojtjes dhe me pas do të shprehet me vendim në lidhje me masat e dënimit të kërkuara nga SPAK.
