Sazani nën ‘pushtetin’ e flakëve, Çako: Vatrat e zjarri janë vënë nën kontroll
Kreu i emergjencave, Haki Çako ka dhënë detaje në lidhje me situatën në ishullin e Sazanit, i cili prej disa ditësh, vijon të jetë nën pushtetin e flakëve.
Në një lidhje të drejtpërdrejt, për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, Çako tha se po vazhdon shuarja e zjarrit dhe për këtë janë vënë në punë të gjithë strukturat oporacionale.
Ai tha se pothuajse vatrat e zjarrit janë vënë nën kontroll, ndërsa shton se më pas do të bëhet dhe vlerësimi i dëmeve.
Haki Çako: Po vazhdon shuarja me të gjitha strukturat operacionaale. Priten të mbyllim edhe vatrat e fundit. Pothuajse vatrat janë totalisht nën kontroll. Ndihmanga Greqia ka qenë e rëndësishme por nuk mund të themi kyçe. Kanë qenë në dispozicion forcat e mbrojtjes dhe pothuajse të gjitha njësitë. E keqja ka kaluar. Analiza për dëmet që janë shkaktuar nga zjarri do të bëhet shumë shpejt sapo zona të jetë e shkelshme. Do të bëhet vlerësimi i dëmeve në mënyrë të detajuar. Do i shkojmë deri në fund kësaj çështje.
Ne kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë intensivisht. Po koordinohet puna për strukturim. Njësit e pushtetit vendor kanë në dispozicion jo vetëm fondin e konsiderueshëm për fatkeqësitë natyrore, por edhe manualet për reagimin në ko kohë.
