Arrestohet piromani i zyrës së noterit që akuzohet për tjetërsimin e lulishtes në Sarandë

Një 41 vjeçar është arrestuar për zjarrvënien në zyrën një noteri të dyshuar për tjetërsim pronash në Sarandë. Autori me precedent për sulme me tritol e zjarr, dyshohet se u pagua për djegien e arkivës së dokumenteve.

Sarandë- Marjo Sinani, është autori i dyshuar i zjarvënies në zyrën e noterit Aleko Anagnosti, i arrestuar me kërkesë të prokurorisë si pjesë e një grupi të tjetërsimit të pronave në Sarandë.

41 vjeçari me precedent të mëparshëm kriminalë për sulme me eksploziv dhe zjarrvënie njihet edhe si përdorues narkotikësh.

Ai dyshohet se u fut në zyrën e noterit në lagjen numër 1 të qytetit, më datë 6 qershor 2022, dhe i vuri flakën duke djegur një pjesë të arkivës së dokumenteve të prodhuara aty.

Kur blutë e vunë në pranga i gjetën edhe rrobat që kishte veshur dhe një sasi benzinë që përdori gjatë zjarrvënies.

Dyshimet e grupit hetimor janë se 41 vjeçari Sinani është paguar nga persona të tjerë për të djegur arkivën e dokumenteve të noterit të dyshuar për falsifikime.

Qëllimi besohet se ka qenë shkatërrimi i kontratave noteriale e shkresave të tjera që mund të jenë prova dhe dëshmi për abuzime dhe shkelje ligjore.

Por mbetet e paqartë nësë synimi kanë qenë dokumente që lidhen me tjetërsimin e lulishtes 10 mijë metra katror, për të cilën janë nën hetim 10 persona apo dosje të tjera.

Aleko Anagnosti u la në burg nga gjukata e Sarandës pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh mbi bazën e të cilave u tjetësua mbi 10 mijë metra katror tokë pranë bregdetit.

Skema e vjedhjes së tokës shtet ishte organizuar e gjitha në zyrat e Shtetit dhe në krye ishte ish kryetari i PS, ish-drejtor  i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola.

Skandali i përsëritur i noterëve të përfshirë në tjetërsimin e pronave në Sarandë detyroi dhe reagimin e ministrisë së Drejtësisë që ka vendosur autidim  për të gjitha  zyrat noteriale në qytet për praktikat e e shitblerjes së pronave.

Operacioni policor u kodua “Flames” dhe u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë.

Arrestohet piromani i zyrës së noterit që akuzohet për

Arrestohet piromani i zyrës së noterit që akuzohet për

Arrestohet piromani i zyrës së noterit që akuzohet për

Arrestohet piromani i zyrës së noterit që akuzohet për