Argëtohuni e mbroni natyrën/ Të rinjtë japin shembullin për turistët, pastrojnë Velipojën

Plastikë, qelq dhe materiale të tjera të hedhura shkujdesur buzë plazhit.

Këto pamje vijnë nga bregdeti i Velipojës.

Tregues i papërgjegjshmërisë së një pjesë prej atyre që kanë pushuar këtu dhe Dëshmi se sjellja ndaj natyrën mbetet sfidë e turizmit në Shqipëri.

Për të ndryshuar këtë gjendje, të rinjtë e famullive u bënë bashkë në një aksion pastrimi

“Për me tregu një farë mikpritje për të gjithë që vijnë këtu”

“Nëse mundeni mos hidhni më mbeturina”

“Duhet të tregojnë më tepër vëmendje për mjedisin, për bukuritë tona natyrore.”

Qëllimi është i dyfishtë.

E para ndërgjegjësimi i të rinjve për çështjet e mjedisit dhe e dyta ndërgjegjësimi përmes shembullit për pushuesit dhe institucionet për të mbajtur pastër Velipojën

“Shfrytëzojmë rastin që në këtë ditë të përcjellim një mesazh por edhe një nxitje për të gjithë institucionet në mënyrë që plazhin tonë, ta mbajmë pastër në këtë fillim sezoni.”

Mungesa e pastrimit dhe hedhja e mbetjeve pa kriter është një problem thuajse në të gjitha zonat turistike.