Çuçi me italianët: Policia e Shtetit është institucioni më i besuar në Shqipëri

Në një konferencë të përbashkët me policinë italiane, ministri i brendshëm Bledi Çuçi u shpreh se është bërë kapërcim epokal qysh nga viti 1997 lidhur me policinë.

Ai tha se janë zhvilluar një sërë operacionesh së bashku me italianët dhe se bashkëpunimi me Guarda Di Finanzia për monitorimin e territorit për kanabis është një sukses.

Ministri shtoi se sipas studimeve të financuara nga BE-, ka rezultuar se Policia e Shtetit është institucioni më i besuar në vend.

Çuçi: Ne kemi bërë një kapërcim epokal në këto 25 vite. Jemi përkrah njëri-tjetrit në luftën kundër krimit  të organizuar dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Në kuadër të operacioni “Astrolabio” kemi goditur 4 grupe kriminale që trafikonin qenie njerëzore. Gjatë 12 muajve të fundit kemi kryer operacioni anti-drogë. Bashkëpunimi me Guarda Di Finanzia për monitorimin e territorit për kanabis është një sukses.

Ky është ndryshim epokal qysh nga vitit 1997. Çdo vit punonjës policie nga Italia vijnë për të shërbyer në tri qytete të vendit tonë gjatë sezonit turistik. Ne presim një rritje të turistëve Italinë në vendin tonë, prandaj duam që të garantojmë një ambient të sigurt. Ne na lidhin shumë gjëra me Italinë. Sipas studimeve të financuara nga BE, ka rezultuar se Policia e Shtetit është institucioni më i besuar në vend.