Fierza mbushet plotë/ Liqeni afër kuotës maksimale, 1084 Giga vat në orë energji rezervë
1084 Giga vat në orë rezerva energjie elektrike janë duke u krijuar në dy nga tre HEC-et e kaskadës së drinit. Liqeni po arrin nivele maksimale ndërsa sa i përket energjisë elektrike kjo verë duket se nuk do të jetë edhe aq shqetësuese sa ishte paralajmëruar.
Në fillim të sezonit të thatësirës dhe temperaturave të larta, situata në Liqenin e Fierzës duket se është në kushtet optimale.
Aktualisht liqeni ndodhet në kuotën e 289 metrave, ndërsa kuota maksimale e liqenit është 296 metra.
Sipas të dhënave nga Koorporata Energjetike Shqiptare situata në Kaskadën e Drinit është përmirësuar falë prurjeve natyrore.
Gjithsesi, një ndër faktorët kryesorë të krijimit të rezervave ujore mbetet ndërprerja e punës në Hidrocentralin e Fierzës, i cili është bërë për të përballuar kërkesat e energjisë elektrike gjatë periudhës së verës.
Në liqenin e Fierzës prurjet janë aktualisht 140metër kub për sekondë.
Sa i përket prodhimit ditor të energjisë, në të tre Hidrocentralet e kaskadës së Drinit është 6,065 mega vat në orë.
Prurjet në HEC-in e Komanit aktualisht ja nënë 80 m3/s dhe në Vaun e Dejës 10 m3/s. Ndërsa rezerva energjetike ka arritur 1084 Giga vat në orë. Në muajin Mars rezervat energjetike shënuan nivelet më të ulëta me 313.5 Giga vat në orë.
Nisur nga kriza energjitike e cila përfshiu Wvropën gjatë fundit të vitit të kaluar, kryeminstri Edi Rama në tetorin e 2021 shpalli në vend Emergjencën Mjedisore, ndërsa prej asaj kohe ka nisur edhe rezervimi i energjisë elektrike për muajt e verës kur reshjet janë më të pakta dhe prodhimi ulet.

