Një premtim dhe një kërkesë për biznesin e vogël, Berisha: Hajdeni të organizojmë rezistencën kundër Ramës
Pas zgjedhjes së strukturave drejtuese në PD, Sali Berisha ka nisur takimet me grupet e interesit. Në konferencën me biznesin e vogël dhe të mesëm organizuar paraditen e 7 qershorit 2022 ai theksoi se program ekonomik do të realizohet në bashkëpunim me ta. Nga ana tjetër ai akuzon qeverinë Rama për represion ndaj biznesit të vogël.
Kryetari i shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm, Albert Nasto, ngriti alarmin për mbylljen e subjekteve por edhe rritje të shpenzimeve për administratën
Albert Nasto: Ishin 200 mijë biznese në kohën e Berishës dhe tani janë 108 mijë biznese. Bizneset janë mbyllur sepse qeveria shqiptare nuk i ka përkrahur. Qeveria ka fryrë administratën, nga 88 mijë në mbi 200 mijë, ndërkohë që biznesit të vogël po ia marrin frymën me taksa.
Nuk munguan as akuzat për krijimin e monopoleve
Nuk dua ta politizoj këtë takim. Por kur OSBE deklaroi se Edi Rama ka 200 milionë euro offshore, ai nuk doli njëherë ta përgënjeshtrojë këtë. Offshore janë qeveritarët, bashkë me trafikantët e drogës. Janë një konglomerat"
Në takim Berisha ftoi pjesëmarrësit për hartimin e një plan veprimi për të vijuar më pas me veprimin në terren. Gjithashtu u premtoi se do të jenë ata që do të hartojnë programin e qeverisë së PD për klimën ndaj biznesit.
Sali Berisha: “Ju ftoj bashkërisht të organizojmë rezistencën ndaj këtij regjimi që sot është monist total, dhe një i tillë ekziston vetëm në Bjellorusinë e Lukashenkos.
Nuk duhet të kemi asnjë kompleks. Vërtet ai është i rreshtuar me Putin-in dhe ne jemi vend anëtar i NATO-s. Por pikërisht se jemi vend anëtar i NATO-s nuk duhet të na ndodhin kurrë këto. Dhe qenia vend anëtar i NATO është detyrimi më madhor për ne, për të mbrojtur ato vlera dhe standarde që janë të përbashkëta për vendet e lirisë"
