Bashkepunim apo tradhëti? Berisha: Nuk i druhem Ilir Metës, do të bashkëpunojmë
Zgjedhja e socialistëve të Bajram Begajt si President dhe gadishmëria e Ilir Metës, për ta firmosur dekretin e lirimit të tij nga detyra e gjeneralit, nga Stambolli ricikloi në dukje një ftohje të marrëdhënieve të Metës, që pritet te marrë drejtimin e LSI-së, me Sali Berishën.
Por ky i fundit nuk beson në tradhtitë e ish bashkepunëtorit të tij.
Por përtej kesaj Sali Berisha dhe thotë se s'ka një pakënaqësi me Metën.
Pyetje: Presidenti tha nuk ka krisje me ju, po ju keni një qejfmbetje me Metën?
Sali Berisha: Jo, jo asnjë! Të vetmen qejfmbetje që kam, që do doja ta kishte shtyrë për raundin e pestë dhe shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla.
Sali Berisha denoncoi samitin e ballkanit të hapur që po mbahet ne Ohr, duke e cilësuar një Samit që prodhon serbomadhi, rusofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët.
Sali Berisha: "Sot jam këtu para jush për të denoncuar takimin e aleancës trilaterale të Ohrit, si një aleancë e rrezikshme për paqen, stabilitetin në Ballkan, si një aleancë që synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon, si një aleancë që i kundërvihet tërësisht procesit të integrimit evropian dhe procesit të tregut të përbashkët rajonal në kuadrin e nismës së Berlinit. Pra, ky akt, ky "Samit i Ohrit", është një Samit që prodhon serbomadhi, rusofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët. Përshëndes qeveritë që refuzojnë anëtarësimin në këtë klub të Beogradit."