Tiranë, ndërron jetë papritur polici
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2022, 15:22
Një efektiv policie ka gjetur vdekjen ditën e sotme në Kamëz, Tiranë.
Naim Duka, 59 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak, ka qenë duke lënë shërbimin, ishte patrullë sot dhe para komisariatit ka ndërruar jetë.
“Më datë 07.06.2022, në Kamzë, ka ndërruar jetë shtetasi N. D., 59 vjeç, punonjës Policie. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
