Sherr në Ksamil, tre anëtarë të një familje përfundojnë në spital
Tre anëtarë të nje familje mbetën të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë pas një konflikti të dhunshëm në Ksamil të Sarandës.
Lulëzim, Flamur dhe Adriatik Ahmeti, u goditën me mjete të forta nga Gjergji Arapi dhe persona të tjerë, njoftoi policia.
Ngjarja u shënua në zonën e njohur si 4 Valltarët.
Për shkak të plagëve të marra Lulëzim Ahmeti është sjell me helikopter për trajtim të Specializuar në spitalet e kryqytetit
Adriatik Ahmeti, rreth 49 vjeç që në zonë njihet si biznesmen ka pësuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit, por mësohet se s'ka rrezik për jetën.
Ndërsa Lulzim Ahmeti ka dëmtime më të lehta.
Policia e Sarandës në njoftimin e parë nuk dha asnjë shkak për sherrin me grushte e mjete të forta mes dy grupeve.
Burime nga ana tjetër flasin për një konflikt të nisur rreth një vit më parë që është rindezur këtë të martë.
Protagonisti kryesor i konfliktit sipas policisë është Gjergj Arapi, një 21 vjeçar me precedent penanal që tashmë është shpallur në kërkim.
Ai rezulton se ka qenë I arrestuar në vitin 2016 pasi në banesë ju gjet një Kallashnikov me 56 fishekë.
21 vjeçari sulmoi anëtarët e familjes Ahmeti, me ndihmën e disa personave të tjerë për të cilët policia thotë se po punohet për identifikimin dhe arrestimin.
