Sherr me thika në shëtitoren e Sarandës, vritet 43 vjeçari
Nga Anxhela Lushkaj Përditësimi i fundit 7 Qershor 2022, 13:56
Nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve 43 vjeçari Kledi Koka i cili u godit me thikë në shëtitoren e Sarandës.
Koka u godit me thikë pas një sherri të ndodhur paraditen e sotme e (7 qershor 2022)
"Gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi Golemi ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin Kledi Koka, 43 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën, informon policia në njoftimin e parë.
Ora News mësoi se 43 vjeçari i ishte nënshtruar një operacioni dhe rreth orës 13:50 u mësua se Kledi kishte ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë policia ka arrestuar të dyshuarin si autor, Genti (Jorgo) Golemi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Dyshohet se sherri ka nisur për varkat e peshkimit.
