Vlorë, adoleshenti polak hyn në pishinë për tu larë, gjendet i vdekur
Ora 15:09 Policia e Vlorës jep njoftimin zyrtar mbi vdekjen e të riut polak në pishinën e një hoteli sot në Vlorë.
"Më datë 07.06.2022, në pishinën e një hoteli, në Vlorë, është gjetur i pajetë shtetasi polak A. K., 18 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale' njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Ora 10:44 Vlorë, adoleshenti polak hyn në pishinë për tu larë, gjendet i vdekur
Një djalë 18 vjeç me shtetësi polake humbi jetën paraditen e sotme në pishinën e një hoteli në qytetin e Vlorës.
Nga informacionet e para mësohet se së bashku me prindërit ata kishin hyrë në pishinë për tu larë.
Më pas prindërit kanë dalë jashtë për të pirë një cigare dhe në momentin kur janë kthyer e kanë gjetur në fund të pishinës.
Mësohet se në momentin kur ambulanca ka qenë në vendin e ngjarjes i riu nuk ka shfaqur shenja jete.




