Skafi përplaset me shkëmbin nën ujor/ Shpëtojnë 4 turistët italianë në Vlorë: Shteti shqiptar nuk i ka shënuar në harta
Katër turistë italianë, mes të cilëve një fëmijë 4 vjeç shpëtuan mrekullisht pasi skafi me të cilin udhëtonin u përplas me një shkëmb nënujor pranë Zvërnecit. Një prej tyre, bëri përgjigje shtetin shqiptar se nuk ka sinjalizuar në hartat detare, zonat e rrezikshme.
Një tragjedi u shmang në brigjet e Vlorës, pasi një skaf me të cilin udhëtonin 4 turistë Italianë u fundos pranë Zvërnecit.
Ishte ora 05:30.
Tre anëtarë të një familje dhe një mik i tyre po ktheheshin nga një lundrim disa ditore në Mesdhe.
Në këtë pikë përballë zonës së quajtur Hunda e Plakut” mjeti lundrues 11 metra i gjatë hasi në shkëmbin nënujor.
Brenda pak minutave u zhyt nën ujë.
Fatmirësisht 4 turistët mes të cilëve edhe një fëmijë i mitur dolën në breg në gjendje të mirë shëndetësore.
Aty në ndihmë veç autoriteteve shqiptare u shkuan edhe forca të Guardia Di Finanza.
Aty treguan dramën mes ujit.
“U nisëm nga Sllovenia, udhëtuam përgjatë Kroacisë, Malit të Zi dhe nuk patëm asnjë problem. Sot po ktheheshim për në Vlorë. Si të gjithë përdoruesit e varkave ne përdorim programe për thellësinë e ujit dhe gjithçka tjetër që ndodhet në det. Për fat të keq varka nuk na dha asnjë sinjal. Varka u përplas dhe u fundos për dy minuta. Djali 4-vjeçar dhe ne përjetuam panik”
Turisti italian fajësoi shtetin shqiptar pasi nuk ka sinjalizuar zonat ku ka rrezik nga shkëmbinjtë nënujor.
“Për mos sinjalizim të shkëmbinjve nën ujor në harta u gjetëm në këtë situatë. Shteti shqiptar nuk ka deklaruar shkëmbinj. Në lundrim çdo gabim është vepër penale."
Incidenti i skafit me turistë italianë duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për autoritetet shqiptare për të marrë masat e duhura dhe sinjalizimin e zonave të rrezikshme të lundrimit për të shmangur rrezikun e tragjedive në det.
