Shkon në gjyq dosja e autorit të vrasjes së pronarit të rrjetit kabllor në Peqin
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dërgon në gjykatë dosjen në ngarkim të Leonard Bashaliut.
Ai akuzohet për vrasjen e ndodhur më 8 qershor 2021 në fshatin Gjocaj të Peqinit ku Leonard Bashaliu, vrau me armë zjarri viktimën Ylber Xhahysa, 44 vjeç, pronar i një rrjeti kabllor në zonë.
36 vjeçari është arrestuar nga policia gjyqësore e DVP Elbasan menjëherë pas ngjarjes dhe është hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”
Krimi u shënua brenda këtij lokali, ku të dy kishin hyrë për kafen e mëngjesit por u përfshinë në debate.
Leonard Bashaliu, ka nxjerrë pistoletën që kishte në brez dhe ka qëlluar 4 herë ndaj Ylber Xhahysës, i cili fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.
Prokurori i çështjes është Petref Asllani.

