Plagosja në Fushë Krujë/ Policia shkon të kapë autorin në shtëpi, i zbulon laboratorin e kanabisit

Në Fushë-Krujë gjatë kontrollit në banesën e autorit të plagosjes së 62 vjecarit, policia ka zbuluar një ambjent  të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjatë kontrollit u sekuestruan bimë të dyshuara narkotike në proces tharjeje, si dhe pajise elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Në banesë është gjendur dhe sekuestruar dhe arma e krimit me të cilën 44-vjeçari B.S. dyshohet se plagosi në këmbë, 62-vjeçarin.

Veç armës së dyshuar të krimit, Policia ka gjetur dhe sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

Që prej ditës së djeshme në zonë po vijojnë kontrollet dhe krehja e zonës, ndërkohë grupi hetimor, nën drejtim e Prokurorisë,  po vijon punën për dokumentimin e plotë ngjarjes.