Vlorë/ Skafi përplaset me shkëmbin dhe fundoset, shpëtohen katër italianët mes tyre dhe një fëmijë
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 7 Qershor 2022, 08:36
Katër shtetas italianë, mes tyre dhe një fëmijë janë shpëtuar mëngjesin e sotëm, pasi skafi me të cilën ata po lundronin në vijën bregdetare të Zvërnecit është fundosur.
Pas marrjes së lajmit se një skaf ishte në rrezik të fundosej, Policia Kufitare në bashkëpunim me GDF kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur evakuimin në kohë të personave që ishin në bord.
Shkak për fundosjen e mjetit lundrues mendohet të ketë qenë goditja me një shkëmb nënujor.
Katër shtetasit italianë, drejtuesi G. V. 61 vjeç, M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, Itali nuk kanë pësuar lëndime, megjithatë ata janë dërguar në spital për ndihmën e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, informon policia e Vlorës.


