Ngjarja në Librazhd, Açka: Ky shtet bie era seks, bëri sehir para një krimi. I hoqën batanijen për ta parë të zhveshur
Deputetja demokrate Flutura Açka, është ndalur tek ngjarja e Librazhdit, rast i cili u komentua dhe bëri bujë në vendin tonë, për ditë të tëra.
Në fjalën e tij tij ajo tha se veprimet që u bën ndaj gruas që u kap me të dashurin ishte krim, ndërsa shtoi se policia nuk u mor seriozisht me çështjen por u tall.
Flutura Açka: Të vendosësh një grua në qendër të blororisë shqiptarë, s’është ndonjë far shteti që justifikoni rrogat jo një shtet që bën sehir para këtij krimi, se krim nuk janë vetëm armët apo droga. Këto i quajtën qasje malinje. Shiheni se çfarë ndodhi, hynë në intimitetin e saj pa leje, me çizme me baltë. I heqin batanijen që ta shohin të zhveshur, marrin edhe një zogori dëshmitarësh që shuajnë epshet duke parë një vajzë të zhveshur, i kujtojnë bukën e ujin që e kanë dhuratë prej tyre, e hedhin në internet, është krim, thërrasin policinë dhe polici tallet me situatën, ajo përfundon në spital pa asnjë lloj ndihme, burri e kërcënon se do ta vrasë, vëllai e kërcënon ta vrasë.
Ky shtet bie fund e krye era seks. Ky shtet, që sipas disa miqve të mi gazetarë, ky shet paguan deri në 800-1 mijë vetë që janë regjistruar në kompani apo institucione që nuk paraqiten në zyra dhe paguan me taksa shqiptarë për ‘toy boys’ dhe ‘sugar girls’ dhe zanate të tjera prostituive për t’iu ofruar njerëzve në ambasada apo dhe sheikëve lartë e poshtë. Nja dy raste madje i kam të sakta, pasi i kam të dhënat nga të huajt. Çfarë prisni ju nga ajo vajzë? Që të bëjë denoncimin?! E bëri me zë dhe figurë. Ajo shpëtoi vetëm nga fakti që bastuni nuk ishte automatik.
Ajo gjithashtu i bëri thirrje SPAK-ut që të rihapë dosjet e Erjeta Sokolit dhe Irena Selit, pasi sipas saj pas tyre janë përfshirë struktura shtetërore dhe eksponentë të lartë të shtetit të ministrisë së Brendshme të kohës.
Flutura Açka: Nga ky parlament i bëj thirrje që SPAK të rihapë këto dosje për dy zonjat e nderuara, Erjeta Sokoli dhe Irena Seli, pasi pas tyre kam bindjen se janë përfshirë struktura shtetërore dhe eksponentë të lartë të shtetit të ministrisë së Brendshme të kohës. Le t’i hyjë dhe do të zbulojë shumë gjëra. Në ato ditë, një eksponent i lartë shtetërore e politik që nxitoi të mbyllte dosjen u shpreh me qesëndi në një nga kafenetë si kjo e parlamentit tha; ‘nuk do të rrëzojmë qeverinë për një vrimë’. Siç e shihni e tha shumë butë, sepse ai e tha shumë ndryshe.
