Ndreca: Dekreti i Metës për Begajn i ligjshëm, u përgatitën në Tiranë, nuk ka ngërç ligjor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2022, 22:29
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Eduart Ndreca, deputet i PS-së u shpreh se të gjitha aktet, edhe ai i presidentit Meta për lirimin nga detyra janë të ligjshme.
Ai shtoi se materialet janë përgatitur në Tiranë dhe janë firmosur në Stamboll në konsullatë dhe theksoi se nuk ka ngërçe ligjore.
Ndreca: Të gjitha aktet, edhe ai i presidentit për lirimin nga detyra janë të ligjshme. Materialet janë përgatitur në Tiranë dhe janë firmosur në Stamboll në konsullatën tonë atje. Nuk besoj se ka ndonjë ngërç ligjor.
Çështja e këtyre firmosjeve është bërë qysh në antikitet. Besoj se nuk ka asgjë për të shfokusuar çështjen te procedurat dhe të harrojmë procesin.

