Këto zona janë më të preferuara për pushime në Shqipëri

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa tha se pjesa e bregdetit të Adriatikut që është segmenti Durrës-Kavajë dhe segmenti i Shëngjinit janë më të kërkuarit nga pushuesit.

Gjatë një interviste për Ora news me gazetarin Arnold Kariqi ai tregoi dhe arsyet se pse turistët zgjedhin këtë zonë.

Rrahman Kasa: Zakonisht për pushime njerëzit vijnë me familje dhe Deti Adriatik e ka favorin që është i cekët. Turistët vijnë nga vende që nuk kanë det, ndoshta një pjesë e tyre kanë probleme dhe me notin. Përveç kësaj bregdeti i Durrësit por dheShëngjini kanë stryktura akomoduese të cilësisë së lartë dhe me kapacitet. Pra plotësojnë kërkesat e tyre. Ne kemi në këtë pjesë të bregdetit Adriatik mbi 1 mijë dhoma, kanë dhe shërbim të mirë dhe janë shumë të shitura dhe të kërkuara në tregjet ndërkombëtare. Pjesa e bregdetit të Adriatikut që është segmenti Durrës-Kavajë dhe segmenti i Shëngjinit janë më të kërkuarit. Shëngjini ka një problem, ka strugtura të mëdha por për të shkuar atje gjatë verës duhen tre orë për shkak të trafikut.