Çupi: Ne propozuam 8 emra, por Rama nuk i mori në konsideratë se e kishte zgjedhur presidentin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2022, 21:33
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputetja demokrate Dhurata Çupi u shpreh se opozita ka një ngec në vetvete.
Ajo tha se opozita propozoi 8 emra për president, por shtoi se këto emra nuk u morën seriozisht nga mazhoranca sepse Rama e kishte caktuar presidentin.
Çupi: Ne kemi një ngërç në opozitë. Ne propozuam 8 emra. Të gjithë ishin dinjitoz. U propozuan figura shtetare dhe të shoqërisë civile. Nëse PS i kishte seriozisht negociatat mund të merrte në konsideratë një nga 8 emrat. Rama e kishte të caktuar Presidentin. Kur e kuptuam këtë grupi parlamentar u tërhoq.
